Presidenti Thaçi i reagon Lajçakut: Pavarësia dhe ushtria jonë janë të panegociueshme

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak beson se dialogu është mënyra e vetme që mund të sjellë një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të veprojnë dhe të marrin vendime për fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për “Tanjug”, Lajçak ka dhënë qëndrimin e Sllovakisë kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë deklaratë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Ballkani.info.

“I dashur ish kolegë, Miroslav Lajçka, ndihmoje Sllovakinë ta njeh së pari Kosovën, ose si drejtues i OSBE-së, na lejo ta kemi zërin tonë në OSBE në Vjenë, para se të jepni këshilla gjeneroze për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe rruga drejt Evropës janë të panegociueshme”, ka thënë Thaçi.

Lajçak tha sot se Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike.

“Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, u shpreh ai. /Ballkani.info/