Presidenti Thaçi dekoron veprimtarin Gani Sylaj me Medalje Presidenciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale veprimtarin Gani Sylaj.

Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e pandërprerë të Gani Sylajt për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, si mësimdhënës, drejtues i organizatave patriotike, i burgosur politik dhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri.

“Sot e dekorova me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin e shquar të Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylajn. Ganiu ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, si mësimdhënës, drejtues i organizatave patriotike, i burgosur politik dhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri, gjithmonë me idealin e qartë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve. Edhe sot ai punon me tërë energjitë për forcimin e institucioneve të Kosovës së lirë dhe demokratike”, ka shkruar Thaçi.