Presidenti Perez i kthen shpinën Zidane, një tjetër favorit për stolin ‘los blancos’!

Që nga fundi i pranverës 2021, Zinédine Zidane ka qenë në kërkim të një projekti të ri.

Tekniku që vendosi të largohej nga Real Madrid mendoi se mund të merrte përsipër kombëtaren franceze, por Didier Deschamps do të qëndrojë në pozicion e tij edhe për disa vite të tjera, duke e shtyrë Zidane të mendojë një rrugë tjetër.

Muajt e fundit, Zinédine Zidane e ka gjetur veten të përzier me klube të tjera në thashetheme pak a shumë të bazuara, PSG, Juventus… Por pista më e përmendur mbetet ajo e një rikthimi të madh te Real Madrid, ku Carlo Ancelotti mund të heqë dorë nga posti i tij në fund të sezonit, për t’iu përgjigjur në mënyrë të favorshme Brazilit.

Me përjashtim të faktit, që nëse i besojmë informacioneve të Bild, pista e Real Madridit në fund të fundit do të kishte pak shanse për t’u materializuar për Zidane… Në të vërtetë, presidenti Florentino Pérez do të kishte një plan tjetër për pasuesin e Ancelottit. Një plan i quajtur ‘Xabi Alonso’. Ish-lojtari i ‘Shtëpisë së Bardhë’, pas tre sezonesh në krye të rezervave të Real Sociedad, aktualisht drejton Bayer Leverkusen dhe do ta kënaqte shumë presidentin madrilen. Kjo është mjaft për t’i dhënë një goditje përfundimtare projektit të rikthimit të madh të Zidane…