Presidenti ndan Urdhrin e Lirisë për ish të burgosurin politik Rrahman Bahtiri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë Urdhrin e Lirisë veprimtarit të ndjerë Rrahman Bahtiri.

Thaçi ka thënë se ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë. “Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë.

Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.