Presidenti Meta vizitë zyrtare në Egjipt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi,Ai do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.