Presidenti Xi Jinping tha që Kina ka vepruar në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme në trajtimin e pandemisë së Covid 19.
Këto komente vijnë gjatë një ceremonia ku presidenti u dha medalje katër personave të cilët u nderuan për kontributin e jashtëzakonshëm që ata dhanë gjatë pandemisë.
Ne krijuam mekanizma kombëtare me shpejtësi për të siguruar informacion sa më të shpejtë rreth pandemisë, duke kërkua të vërtetën nga faktet edhe përhapëm informacione për pandeminë në mënyrë të hapur dhe transparente”-tha presidenti kinez.
Xi Jingping tha që Kina ka raportuar informacionin me shpejtësi te Organizata Botërore e Shëndetit .
Shteti komunist kinez është kritikuar shumë për mungesën e informacioneve dhe transparencës që virusi transmetohet lehtë nga njeriu te njeriu, ndërsa SHBA e ka akuzuar se Kina e ka mbajtur të fshehtë faktin që virusi transmetohet lehtë nga njeriu te njeriu derisa virusi kishte dalë nga kufijtë e saj dhe ishte përhapur në botë.






