Presidenti “kallamoq” në Japoni, shikojeni çfarë kostumi ka prerë për ceremoninë perandorake

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka marrë pjesë në banketin e shtruar për nder të proklamimit të marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokyo të Japonisë.

Ajo se cka ka rënë në sy ka qenë kostumi që ka zgjedhur presidenti për të veshur në këtë ceremoni ku kanë marrë pjesë krerë shtetesh dhe qeverish nga 180 vende të botës, zyrtarët më të lartë të Japonisë dhe përfaqësuesit e organizatave më të mëdha ndërkombëtare.

Thaçi i ka uruar Perandorit Naruhito dhe gjithë popullit japonez paqe, mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa.

“Nder i veçantë për mua dhe Republikën e Kosovës që të marr pjesë në banketin e shtruar për të shënuar proklamimin e marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokyo dhe t’i shpreh në emër të popullit të Kosovës, Perandorit Naruhito dhe tërë popullit japonez, urimet tona për paqe, mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Express/

loading…