Presidenti Ilir Meta, vizitë në Manastir për 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Manastir për të përkujtuar 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Kreu i Shtetit u prit nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

Presidenti vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit dhe shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij.