Presidenti i Unionit të Fermerëve Zviceran, Markus Ritter ka bërë thirrje që protestat e fundit të çojnë në çmime më të mira për prodhuesit. Ai gjithashtu paralajmëroi fermerët që të mos demonstrojnë deri në krijimin e një imazhi të keq.
“Fermerët janë të vendosur shumë mirë në arenën politike”, ka thënë ai teksa sipas tij, në Zvicër publiku mund të mos tregohet aq i mirëkuptueshëm nëse fermerët përfshihen në llojin e demonstratave agresive që shihen në Belgjikë dhe Francë.
Ai u shpreh se deri më tani, fermerët e kanë kuptuar se duhet të fitojnë publikun në një mënyrë të moderuar, transmeton albinfo.ch. Ai e krahasoi këtë me taktikat e aktivistëve të klimës që zgjedhin të ngjiten në rrugë për të parandaluar kalimin e automjeteve ndërsa ka thënë se metoda të tilla gjithnjë e më agresive janë të pakuptueshme dhe minojnë objektivin e tyre afatgjatë.
Megjithatë presioni nga ana e fermerëve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, veçanërisht duke çuar në një rritje të çmimit të qumështit me tre cent për litër, siç u njoftua të premten në mbrëmje, shkruan swissinfo.







