Presidenti i Ukrainës: Maqedonia Veriore rrënoi planin e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka deklaruar se rruga e Maqedonisë Veriore drejt NATO-s ka qenë shumë e vështirë, por se ky vend ka treguar unitet.

Siç transmeton agjencia ukrainase e lajmeve Unijan, Poroshenko ka thënë se edhe Rusia ka tentuar ta paralandojë hyrjne e Maqedonisë Veriore në NATO.

Agjencia thekson se presidenti ukrainas këtë e ka thënë gjatë punimeve të Kuvendit para votimit për ligjin dhe plotësim-ndryshimet e Kushtetutës së Ukrainës në lidhje me mënyrën e anëtarësimit të plotë të Ukrainës në BE dhe NATO, transmeton Balllani.info.

Aty thuhet se më 6 shkurt në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësim i Maqedonisë Veriore në NATO dhe se ky shtet ballkanik së shpejti do të bëhet anëtari i 30 i Aleancës.

“Rruga e Maqedonisë Veriore ka qenë shumë e vështirë, por ky vend ka treguar unitet dhe e ka rrënuar planin me të cilin Rusia ka tentuar të parandalojë këtë hap shumë të rëndësishëm në forcimin e sigurisë në Evropë. Dyert e NATO-s janë hapur për anëtarësimin e vendit të 30-të”, ka thënë Poroshenko. /Ballkani.info/