Presidenti i Shqipërisë do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III më 6 maj.

Zyrtarizmi erdhi pas takimit që pati kreu i shtetit  me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ambasada britanike tha se pjesëmarrja e tij është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë

“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Twitter.

Në këtë ceremoni priten të jenë rreth 2,000 të ftuar nga e gjithë bota.