Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i drejtohet Kosovës – përmes një video!

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përmendur Republikën e Kosovës në një video-paraqitje.

Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidentja, Vjosa Osmani.