Presidenti i SHBA i zgjat dorën Obamës por jo Bill Clintonit (Video)

Gjatë ceremonisë mortore për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.Ë. Bush, për herë të parë pas vitit 2017, kanë pasur rastin të takohen presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump dhe ish presidenti Obama.

Të pranishëm ishin edhe ish presidenti Bill Clinton me gruan e tij, por një moment i sikletshëm i kishte ndodhur kur presidenti Donald Trump i kishte zgjatur dorën për të përshëndetur ish presidentin Obama dhe gruan e tij, ndërsa nuk i kishte zgjatur dorën familjes Clinton, shkruan Ballkani.info.

Raportet mes Trump dhe Clinton ishin acaruar gjatë fushatës së fundit, kur Trump u akuzua për mbështetjen që po merr nga Rusia për të fituar zgjedhjet. /Ballkani.info/