Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi gjendet për vizitë zyrtare në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në takim presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd.
Vuçiq iu falënderua atij për mbështetjen ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën.
Ai po ashtu tha se vizita e Tshisekedit në Beograd është e para e një presidenti nga Kongo pas 31 vjetësh, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Për Serbinë ka rëndësi të madhe bashkëpunimi me shtetet afrikane, sidomos me Kongon”, deklaroi Vuçiq në një konferencë për media.
“Bashkëpunimi me të gjitha shtetet e botës dhe hapja e horizonteve”, shtoi ai. Kurse, Tshisekedi konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për Serbinë.
“Ne do ta mbështesim Serbinë në të gjitha fushat, nga ajo botërore te ajo rajonale. Faleminderit popullit serb për pritjen e ngrohtë”, u shpreh Tshisekedi.







