Presidenti i IJF-së, Marius Vizer, arrin në Kosovë: “Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të mëdha në botë”

Me ftesë të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, njëherit mik i mak i Kosovës, ka arritur sot në Kosovë.

Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Memli Krasniqi, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Vizer do të jetë i pranishëm sonte në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve 2019 të bërë nga KOK-u, kurse nesër do të jetë në Pejë, për të përuruar shtatoren e Majlinda Kelmendit.

I pari i xhudos në botë shprehu kënaqësinë e të qenurit sërish në Kosovë, derisa vlerësoi lartë të arriturat e xhudistëve të Kosovës dhe Federatës së Xhudos në arenën ndërkombëtare.

“Kam ardhur me ftesë të Komitetit Olimp ik të Kosovës, ku nesër do të bëjmë edhe përurimin e shtatorës së Majlinda Kelmendit. Majlinda nuk është vetëm njëra nga xhudistet më të mëdha në botë, por ajo është një nga sportistet më të mëdha në botën e sportit. Kosova duhet të jetë krenare me të arriturat e saj”, tha Vizer pas takimit të mbajtur në aeroport.

Presidenti Vizer shtoi se Kosova edhe nga Lojërat Olimpike Tokio nuk do të kthehet duarthatë. “Unë besoj se do të jeni disa herë në podium”.

Presidenti Hasani falënderoi presidentin Vizer për vizitën, derisa e falënderoi mikun e Kosovës edhe një herë për kontributin e madh të dhënë në procesin e ndërkombëtarizimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Presidenti Hasani e njohu edhe me përgatitjet që ekipi Olimpik i Kosovës po bënë për pjesëmarrje në LO Tokio 2020.

Presidenti i IJF-së, Marius Vizer, arrin në Kosovë: “Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të mëdha në botë”Vizer do të takohet sonte edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlor a Dumoshi.