Dani Alves

Presidenti i Brazilit dënon lirimin nga burgu me garanci të Dani Alves: Paraja nuk e blen dinjitetin

Rasti i Dani Alves është në ballinën e të gjitha mediave. Ka shumë personalitete ndërkombëtare dhe spanjolle që kanë dashur të komentojnë vendimin për lirimin e përkohshëm të futbollistit brazilian.

Irene Montero apo Mercedes Milà kanë dhënë tashmë opinionet e tyre për këtë temë, tashmë kanë dalë në dritë edhe deklaratat e presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Politikani i lartë është shprehur shumë i indinjuar pas lajmit se Dani Alves është liruar me kusht, me një garanci prej një milion eurosh.

“Paratë që Alves ka, paratë që dikush mund t’i japë hua, nuk mund ta blejnë ofendimin që një burrë i bën një gruaje, duke e përdhunuar. Kur seksi është diçka që bëhet me pëlqimin e dy palëve, duhet lejuar dhe miratuar.

Ky i Dani Alves nuk është rasti i tillë, në fakt është krim, – deklaroi Lula gjatë festës së 44- vjetorit të formimit të Partisë së Punëtorëve, drejtuar prej tij. – Ne po shohim tani që Alves mund të lirohet nëse paguan. E pabesueshme, sepse paraja nuk e blen dinjitetin”.

Në përvjetorin e formimit të partisë së tij, presidenti brazilian mbajti një fjalim duke kujtuar shtyllat e filozofisë politike që përfaqëson, teksa tha se rasti i futbollistit më të titulluar në histori (bashkë me Messin) është një nga shembujt më të qartë të “padrejtësisë për të cilën nuk mund të heshtim”.