Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e bënë përgjegjëse Rusinë për sulme me raketa balistike Iskander-M

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka përqeshur përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në lidhje me përdorimin kundër Azerbajxhanit të Komplekseve raketore balistike Iskander-M.

Aliyev tha që Ushtria Armene nuk ka Komplekse raketore balistike Iskander-M, andaj përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që nuk kanë regjistruar asnjë lëshim të raketave Iskander-M, është deklaratë e rreme, deri sa Azerbajxhani ka prova nga mbetjet e raketave Iskander-M që janë  rrezuar nga Sistemet e mbrojtjes kundërajrore të Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit me 4 prill i kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë një letër me dëshmi materiale, foto dhe video, që konfirmon mbetjet e raketave Iskander-M, të rrezuara në territorin e Azerbajxhanit nga mbrojtja kundërajrore.

Foto: Dëshmi nga pala azere të raketave të rrezuara Iskander-M.

Rrëzimi i raketave balistike Iskander-M ka ndikuar në dëmtimin e reputacionit që Rusia kishte krijuar për raketat balistike Iskander-M, si raketa që nuk mund të zbulohen dhe rrëzohen.

Besohet që raketat balistike Iskander-M janë rrezuar nga Sistemet e mbrojtjes kundërajrore Barak-8. Sistemet e mbrojtjes kundërajrore Barak-8, janë sisteme izraelite që Azerbajxhani i ka blerë së fundmi nga Izraeli.