Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i dekoron me medaljen e meritave shkencëtarët gjermanë me origjinë turke Özlem Türeci dhe Uğur Şahin.

Ata janë themelues të firmës BioNTech, e cila prodhon vaksinën kundër virusit korona. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Presidencial Bellevue në Berlin ishte e pranishme edhe kancelarja Angela Merkel. Presidenti Steinmeier tha:

“Zbulimi juaj revolucionar shpëton jetë, shpëton ekzistenca, siguron mbijetesën tonë shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Me çdo njeri të vaksinuar ne për një hap të vogël kthehemi në drejtim të përditshmërisë, një hap drejt jetës e cila na mungon dhe drejt njerëzve që i duam. (…) Jam i sigurt: në këtë pallat vështirë se është shpërblyer një kryevepër ngjashëm ekzistenciale shkencore si kjo”.

Fjalimin e tij Frank-Walter Steinmeier e filloi me këtë citat të shkrimtarit Oscar Wilde: “E ardhmja u takon atyre që i shohin mundësitë para se ato të bëhen të dukshme”.