Presidenti turk

Presidenti Erdogan zgjidhet “Personaliteti Botërorë i Vitit 2018”

Në klasifikim për zgjedhjen e personalitetit më me ndikim në botë nga bota myslimane, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zgjedhur “Personaliteti Botërorë Mysliman i Vitit 2018”. Në këtë konkurrencë kanë qenë renditur edhe Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamad, Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Yusuf al-Qaradawi, si dhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, njofton Kosova Post.

Kështu, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është vlerësuar me çmimin më të lartë për influencën dhe fuqinë që ai zotëron në bashkësinë ndërkombëtare e sidomos në botën islame.

“Ne ia dhamë Çmimin e Personalitetit Global Mysliman të Vitit 2018 Presidentit Erdogan të Turqisë për influencën dhe fuqinë e tij të padiskutueshme si në botën islame ashtu edhe më bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Rasheed Abubakar, kryeredaktor i gazetës “Muslim News Nigeria”.

Rasheed Abubakar sqaroi se kriteret për zgjedhjen e fituesve të çmimit “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018” përfshijnë fushatën e tyre pozitive për të drejtat e myslimanëve në mbarë botën.

Pasi tërhoqi vëmendjen se kreu i shtetit turk është gjithnjë pranë të shtypurve kudo në botë, Abubakar vijoi me këto fjalë: “Kohët e fundit, ndërkohë që shtetet arabe, përshi këtu edhe Arabinë Saudite, heshtin përballë krimeve izraelite ndaj palestinezëve; Presidenti Erdogan është lideri që ka ngritur zërin kundër Izraelit.”

Ai tha gjithashtu se lideri turk mbështet përherë edhe turqit ujgurë, edhe myslimanët arakanas.

“Presidenti Erdogan gëzon një mbështetje të madhe edhe në mesin e myslimanëve nigerianë”, shtoi kryeredaktori i gazetës “Muslim News Nigeria” duke u bërë thirrje të gjithë liderëve myslimanë që të bëjnë më shumë përpjekje së bashku për zgjidhjen e problemeve në botën islame, shkruan TRT.