Presidenti Amerikan do të takohet me liderin korean Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ketë samit të dytë bërthamor me liderin korean Kim Jong Un këtë muaj.

Në një fjalim drejtuar kombit ai u zotua sërish për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën.Ndërsa apeloi për unitet politik, presidenti republikan tha se “hetimet partiake qesharake” mund të dëmtojnë prosperitetin e SHBA.

Demokratët nga ana tjetër akuzuan Trumpin për braktisjen e vlerave të SHBA-ve.

Adresimi i tij erdhi më pak se dy javë pasi vendosi për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë ndonjëherë të Qeverisë amerikane, kur demokratët refuzuan të financojnë murin në mes kufirit SHBA-Meksikë.