Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka publikuar një video me plot emocione ku përshkruhen sukseset e Kombëtares së Kosovës në vitin që po e lëmë pas.
Kosova kishte një vit të jashtëzakonshëm ku fillimisht u promovua në Ligën B të Ligës së Kombeve, për të siguruar më pas Play-offin në kualifikimet për kampionatin Botëror. Dardanët në një grup jashtëzakonisht të vështirë, lanë mbrapa vetës kombëtare të forta si Suedia e Sllovenia për ta dërguar emrin e saj në shortin që u hodh në SHBA në prezencë të presidentit amerikan Donald Trump.
Postimi i plotë:
Çdo gol një emocion. Çdo festë një histori.
Një vit i mbushur me suksese e krenari!
Rrugëtimi ynë vazhdon me punë e besim drejt ëndrrës së madhe!
Forca Kosovë! 🇽🇰⚽️







