Bekim Kupina

Presidenca i reagon MPJD-së, thotë se ua ka dërguar dekretet për lirimin e konsujve

Pak më parë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se nuk kanë marrë dokumentet zyrtare për lirimin e katër konsujve nga zyra e u.d presidentes, Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i U.D Presidentës Vjosa Osmani, Bekim Kupina në një përgjigjje për Ballkani.info ka thënë se kanë dorëzuar  dekretet për lirimin e konsujve në formë elektronike tek të gjitha palët.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, U.D Presidentja Vjosa Osmani ka liruar katër konsuj kosovarë në shtet: Slloveni, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Çeki./Ballkani.info/