Presidenca e pasanikëve| Vjosa me kabinet i ka 520 mijë euro para të gatshme dhe prona 4 milionë euro

Tashmë janë publikuar edhe deklarimet e pasurive të zyrtarëve publikë, dhe ajo që lë përshtypje është se “zani i skamjes” (ai zë që pretendonte të përfaqësonte skamnorët e vendit) nga koalicioni i 14 shkurtit nuk ka skamnorë. Më poshtë keni rastin “Presidenca”.

Vjosa Osmani veçanërisht la përshtypje me pasurinë e saj të paluajtshme, që kësaj here i shkonte në 970 mijë e 760 euro. Pra, presidentes i duhen vetëm edhe 29 mijë e 240 euro për t’u bërë milionere bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun.

Por, meqë është e kamur, a i pëlqen presidentes të rrijë me njerëz të kamur si ajo vetë? Deklarimet e stafit të saj janë edhe më mbresëlënëse.

Pasuria e paluajtshme e kabintetit

Blerim Vela ka deklaruar vetëm një tokë në vlerë prej 36 mijë eurove. Sidoqoftë, ai në banka si para të gatshme ka pasurinë më të madhe të deklaruar.

Bekim Kupina i ka deklaruar tri banesa të bashkëshortit jashtëmartesor me vlerë totale prej 205 mijë eurove.

Ndërkohë, Donjeta Miftari ka një banesë në vlerë prej 62 mijë eurove.

Dora Musa ka deklaruar në pasuri të paluajtshme dy shtëpi, dy troje, një vilë dhe një garazhë. Duhet theksuar se një shtëpi e në truall e ka vlerësuar me çmimin 0.00, ndërkaq një banesë me çmimin 621 euro e 60 centë. Vlera e gjithë këtyre pasurive është 90 mijë e 321 euro.

Egnesa Vitia i ka deklaruar dy prona në vlerë të përgjithshme prej 1.1 milion eurove.

Rejhan Vuniqi ka deklaruar dy shtëpi në emër të bashkëshortit, njëra prej të cilave i vlen 360 mijë euro ndërsa tjetra vetëm 12 mijë e 960 euro. Pra, gjithsej 372 mijë e 960 euro.

Vehbi Miftari ka treguar se ka një shtëpi në emër të bashkëshortes në vlerë prej 280 mijë eurove.

Rinor Nuhiu nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme.

Yll Sadiku, këshilltar në Presidencë, ka deklaruar 13 toka, dy banesa, dy lokale, një shtëpi e një lokal në vlerë të përgjithshme prej 775 mijë e 940 eurove.

Vlera e përgjithshme e të gjitha këtyre pronave, përfshirë edhe atë të presidentes është 3 milionë e 891 mijë e 81 euro.

Paratë e gatshme

Presidentja Osmani i ka deklaruar vetëm diku 340 euro si para të gatshme në institucione bankare. Por, të gjithë këshilltarët e saj qëndrojnë më mirë.

Blerim Vela i ka deklaruar 301 mijë euro para të gatshme.

Bekim Kupina i kad eklaruar 9 mijë e 980 euro.

Donjeta Miftari i ka deklruar 3188 euro.

Dora Musa i ka deklaruar 28 mijë e 659 euro.

Egnesa Vitia i ka deklaruar 1600 euro.

Rejhan Vuniqi i ka deklaruar 1060 euro.

Rinor Nuhiu i ka deklaruar 1079 euro.

Vehbi Miftari i ka deklaruar 29 mijë e 235 euro.

Dhe, Yll Sadiku i ka deklaruar 147 mijë e 163 euro.

Vlera totale e parave të gatshme nga ana e ekipit politik të Presidencës është 520 mijë euro.