Largimi i Velës

Presidenca e konfirmon largimin e Blerim Velës: Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes

Zyra e Presidentes ka konfirmuar se Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë.

Në njoftimin që ka publikuar Presidenca e Republikës së Kosovës thuhet se Vela do t’i “kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.”

Reagimi i plotë:

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.