Joe Biden, sipas të gjitha gjasave tanimë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një adresimi në një takim të komunitetit shqiptar në SHBA, kishte premtuar se do të vazhdojë që me gjithë qenien e tij të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan.
“Duhet të qëndrojmë derisa të përfundojmë punën tonë dhe ja çfarë do të thotë kjo: Definicioni i të përfunduarit të punës tonë është që të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike dhe rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – të jenë në rrugë për anëtarësim në NATO dhe të jenë në rrugë për të qenë pjesë e BE-së”, kishte thënë Biden.
Edhe pse Kosova nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet amerikane, sigurisht se pati entuziast të caktuar që mbështesin njërin apo tjetrin kandidat për president, shkruan Ballkani.info.

Joe Biden ka qenë në Kosovë gjatë kohës sa ishte nënpresident i Amerikës dhe zëvendës i Barack Obamës. Mirëpo, lidhja e tij me Kosovën daton qysh herët.
Pas luftës, në vititn 1999 Biden kishte qenë pjesëmarrës në një tryezë të Ligës Shqiptaro-Amerikane të organizuar atje. Pjesëmarrës në atë takim ishte edhe Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së.
Haradinaj aso kohe ishte në përpjekje për ta themeluar partinë që e drejton sot.
Në fjalimin e tij të zjarrtë para të pranishmeve, Biden thotë se trupat amerikane do t’i mbrojnë shqiptarët dhe se janë të gatshme të qëllojnë në secilin që i prek shqiptarët në Ballkan.

Biden në një moment i ishte drejtuar edhe Haradinajt:
“Nuk e di nëse jam me partinë e tij (të Ramush Haradinajt) apo jo, por dua t’ju them se e respektoj këtë njeri”, thoshte Biden derisa mbajte fjalim para Haradinajt.
Për më shumë ndiqeni fjalimin e plotë të Joe Biden në vitin 1999:







