Premier League është pa dyshim kampionati më i ndjekur në botë, siç tregojnë edhe të drejtat televizive të shtirua kudo me shifra të jashtëzakonshme. Dhe si i tillë, kampionati anglez tërheq vëmendjen e kujtdo që ka sadopak lidhje me sportin.
Por, siç ka bërë të ditur “The Sun”, Premier rrezikon të bëhet më… “hot” dhe tërheqës nga sa është. Kjo për meritë të Mia Khalifa-s, që tani ka ndërmarrë një karrierë si prezantuese dhe personalitet i rrjeteve sociale, por që është e famshme si ish-aktore e filmave porno.
25-vjeçarja libaneze me pasaportë amerikane, që pas finales së Kievit i ka dërguar shumë mesazhe ngushëlluese portierit të Liverpool, Karius, ka postuar një mesazh në Instagram për tifozët e Premier League me mesazhin: “Dita e parë e xhirimeve në Londër ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm! Pres me padurim t’ju lajmëroj për punën që po bëj #PremierLeague”. Por disa e kanë krijuar një ide pa qenë e nevojshme të mendonin për karrierën e vjetër të Mia Khalifa-s.

Në fakt, që nga koha e largimit nga industria pornografike, ajo i është dedikuar, dhe me shumë sukses, sportit, duke filluar nga drejtimi i një programi mbi basketbollin bashkë me ish-yllin e NBA-së, Gilbert Arenas, dhe më pas ka qenë protagoniste e “SportsBall”, një program australian. Por një nga ëndrrat e Mia Khalifa-s është që të zbarkojë në Premier. Dhe gjithë faji është i West Ham.

Po, sepse mes fotografive të shumta në profilin e Instagramit të ish-aktores së filmave porno, është postuar edhe një me fanellën e “Hammers”. E njëjta që mban në fotografinë e përdorur për të dhënë mesazhin që ka tërhqur vëmendjen e shumë tifozëve anglezë dhe jo vetëm. Po pse West Ham?
Skuadra londineze ka qenë subjekt i filmit të famshëm “Green Street Hooligans”, që ka bërë vajzën të bjerë në dashuri me “Hammers”. Tani biletat për ndeshjen me Arsenal janë bërë akoma të kërkuara. Si mund ta humbasë Mia mundësinë për të ndjekur drejtpërsëdrejti një ndeshje të skuadrës së zemrës? Kështu, papritur Premier është bërë… akoma më e nxehtë.







