Prekëse: Minatori i përlotur gjerman, nxjerrë copën e fundit të qymyrit nga miniera e mbyllur (FOTO)

Nga thëllësia prej 1000 metrash, shtatë minatorë sot me lotë në sy i kanë nxjerrë copat e fundit të qymyrgurit nga miniera Prosper-Haniel.

Në të dalë të minierës, ata i ka pritur presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmaier.

Ai erdhi në ceremoninë e mbylljes të njerës nga dy minierat e fundit të qymyrgurit në Gjermani, transmeton Ballkani.info.

Me këtë, sipas AP-së, i është vënë pika industrisë e cila vendosi themelin e revolucionit industrial në Gjermani dhe për rimekëmbjen pas Luftës së Dytë Botërore. /Ballkan.info/

Germany Coal

Germany Coal
APTOPIX Germany Coal

Germany Coal