Institucionet e Kosovës në krye me Albin Kurtin, nuk kanë dhënë asnjë përkrahje ndaj të gjykuarve në Specialen e Hagës.
Sipas analistit, Nasim Haradinaj, “prej kryeministrit është shkelje e kushtetutës, dhe vullnetit të Kosovës si shtet të bëj diçka për qytetarin e vet”.
Ai shtoi tutje se po harrojmë që ata të cilët po gjykohen, janë vetëm emra, dhe se në fakt neve po na cenohet shtetësia.
“Harrojmë që ata në atë proces, ata janë emra Hashim, Kadri,Rexhep, dhe Jakup dhe të tjerë janë emra, vetëm emra, sepse Kosova është duke u sulmuar si shtet, mendoj që po na cenohet shtetësia. Se bërthama e kësaj shtetësie deshten apo nuk deshten është UÇK-ja, u shpreh Haradinaj në studion e “Kosova Today” në Klan Kosova.
Për detajet, ndiqeni videon në vijim:







