Prap dështim, Barcelona ndan pikët me Eibarin

Barcelona ka dështuar të fitojë në Camp Nou ndaj Eibarit në kuadër të xhiros së 16 në La Liga.

Katalunasit ndanë pikët me Eibarin, duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.

Në minutën e tetë Braithwaite dështoi ta kalojë Barcelonën në epërsi nga penaltia.

Në pjesën e dytë Kike i dha epërsinë Eibarit në minutën e 57.

Kurse shifrat i barazoi Dembele në minutën e 67, pas asistimit nga Firpo.

Barça deri më tani ka mbledhur 25 pikë, derisa mban vendin e gjashtë. Kurse Eibari në vendin e 14 ka 16 pikë.