Vjosa Osmani

Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

“Jam me katër heroinat të cilat janë simbol i forcës, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës sonë. Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, kishte deklaruar e para e shtetit para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit”.

Gjatë seancës Osmani ka prezantuar historitë e trishta të heroinave.

Prezenca e këtyre heroinave të Kosovës ka tronditur Vuçiqin.

“Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu. Ato nuk janë këshilltare të zonjës Osmani. Ky është një teatër politik. Ato ngjarje kanë ndodhur para 25 viteve. Zonja Osmani nuk e tha asnjë fjalë për ngjarjet e gjashtë muajve të fundit”, tha Vuçiq.

Këtë pretendim të Vuçiqit e mbështeti edhe aleatja e Serbisë Rusia, përfaqësuesi i së cilës tha “Osmani është e ftuar si person fizik dhe nuk lejohet të ketë delegacion”.

Presidentja në kundërpërgjigjen e saj tha se personat në fjalë janë pjesëtare të emëruara të kabinetit të emëruara.

VIDEO BONUS: