Pozita s’i ka votat për projektligje, në mungesë kuorumi seanca shtyhet për të hënën

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimi e çmimit tavan dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën.

Në të dy këto projektligje morën pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca tha se vazhdimi vazhdimi i seancës do të nis të hënën nga ora 10:00.