Postohet fjalimi motivues i trajnerit Ramadani, para se Prishtina të shpallej kampion i Superligës

Prishtina dje dhe zyrtarisht ka pranuar trofeun e Superligës, pasi arriti pikët e nevojshme për tu shpallur kampion.

Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Gjilanit, Prishtina e fitoi duelin në 1:2 që edhe i shpalli kampion ata.

Kështu, klubi i Prishtinës e ka postuar një video të teknikut Ramadan kur i flet lojtarëve para ndeshjes dhe i motivon ata për fitore.

“Për Prishtinën nuk është titulli diçka e madhe, por në mungesë prej tetë vitesh, jemi ne që Zoti na e ka dhënë këtë mundësi që ta kthejmë sërish atë dhe dua që sot ta kryeni punën, sepse gjatë rrugës i kemi dëshpëruar edhe “Plisat” edhe klubin dhe nuk duam ta lëmë për ndeshjen e fundit”, u tha Ramadani lojtarëve.