Teuta Rrusta e PSD-së ka treguar se postimi i anëtares së bordit të RTK-së, ku kolegët e saj sulmohen pas dorëheqjes në dritën e lajmit tendencioz të Slobodna Bosnjë të publikuar nga RTK, është shpërndarë në grupe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Rrustës, pushtetarët dhe ekspontetë të caktuar tentojnë që “me metoda artificiale” të stimulojnë “mbrojtjen e pushtimit të RTK-së.”
Reagimi
Në kanalet e VV-së shpërndahet statusi i anëtarës së bordit të RTK-së ku goditen kolegët e saj, Besnikun dhe Artën për dorëheqjen e tyre. 👇🏻 ..me qëllim të rritjes së dukshmërisë së këtij statusi dashakeq. Do likes më shumë për personin në fjalë, ju lutem!
Meqë nuk po ndodhë natyrshëm, këta e stimulojnë me metoda artificiale mbrojtjen e pushtimit të RTK-së.
Skandali nuk po e pret skandalin. Shkarkimi i tyre duhet të bëhet i pashmangshëm.






