Postimi i deputetit të VV-së, me 1 janar: 2021 do jetë vit kur edhe maskat do bien

Deputeti i VV-së nga Lista “Guxo”, Haxhi Avdyli në një postim në rrjetin e tij social Facebook, me rastin e urimit të vitit të ri 2021 pati shkruar se ky vit do të jetë vit i këndelljes e shpresës sa i përket pandemisë, shkruan Ballkani.info.

“Mirë se vjen, 2021. Pa Covid. Vit i këndelljes e shpresës. 2021 do të jetë vit kur edhe maskat do të bien” , ishin fjalët e tij.

No description available.

Por, sot shtatë muaj pas këtij postimi gjendja me pandemin është më e rëndë se kurrë.

Vetem gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 36 viktima dhe 1.630 raste të reja pozitive.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575. /Ballkani.info/