Posta Shqiptare nxjerr pullë të veçanta me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Posta Shqiptare emetoi sot, në ditën e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në rrjetet sociale një foto të kësaj pulle me simbole të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pullat postare përveç funksionit të tyre kryesor, janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme. Me to krijohen shpesh koleksione nga të apasionuarit.