Poshtërimi i madh i Putinit, mikut dhe aleatit të Vuçiqit dhe Serbisë

Ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Sir Richard Shirreff, tha se tërheqja ruse nga Kherson është një poshtërim i madh për Vladimir Putin, aleatit të Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit.

Ai shtoi se morali i ushtrisë ruse do të bjerë në mënyrë drastike.

“Kherson ishte qyteti i parë i pushtuar. Pastaj me bujë të madhe ai njoftoi se krahina e Khersonit do të ishte e ardhmja dhe tani është një humbje e madhe,” tha ai për Sky Neës.

“Kjo do të thotë se ukrainasit kanë siguruar bregdetin e Detit të Zi, që do të thotë një humbje e madhe për ushtrinë ruse”, shtoi ai.

Shirreff thotë se kjo do të ketë një efekt dramatik në moralin e ushtrisë.

“Ne pamë rënien e moralit rus në veri në zonën e Kharkiv në sulmet e rrufeshme nga ukrainasit në shtator dhe fillim të tetorit,” shtoi ai.

Çdo formë tërheqjeje si kjo do të ketë një ndikim dramatik në moralin rus. Siç është, ne pamë se si morali rus pësoi një goditje të madhe me mobilizimin masiv të rekrutëve të patrajnuar, të cilët me dëshirë ose pa dëshirë u hodhën në vijën e qitjes”, tha ai.

“Pra, kjo nuk do ta ndihmojë aspak Rusinë. E gjithë kjo po shkon drejt ndihmës së ukrainasve,” beson ai.

Ish gjenerali shtoi se Putini po përpiqet të “mbajë sa më shumë Ukrainën e pushtuar” duke hapur mundësinë e negociatave. Megjithatë, ai theksoi se “Zelenski nuk duhet të shtyhet në negociata”.

Serbia është aleati kryesor i Rusisë në Evropë dhe i vetmi vend që deri më tash nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ministrat serbë në vazhdimësi e kanë vizituar Moskën, ndërkaq Vuçiqi në baza të rregullta takohet me ambasadorin rus në Beograd. /Ballkani.info/