Portieri i Schalkes, Alexander Nubel i ka kërkuar falje futbollistit të Eintracht Frankfurtit dhe kombëtares serbe, Mijat Gacinovic, pas një ndërhyrje të ashpër në duelin e ditës së djeshme në Bundesliga.

“Gardiani” i ri gjerman u përjashtua nga loja me karton të kuq për atë ndërhyrje, me Gacinovic që mbërrti i pari te topi para se Nubel të qëllonte me taka të ngritura gjoksin e futbollistit serb, shkruan Ballkani.info.

https://twitter.com/footblab/status/1206387849685282816

Nubel i kërkoi falje menjëherë Gacinovicit, me këtë të fundit që e pranoi se në futboll ndodhin këto gjëra, teksa konfirmoi se i janë lënduar brinjtë.

Ndërsa gazetarja e B92, Sonja Nikcevic zbuloi një mesazh që ia dërgoi portierit të Schalkes, Alexander Nubel, duke i thënë se “serbët janë të fortë”.