Portieri i Klaksvik ia huq keq, në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”, gabimisht vendos lokacionin e një nga klubeve të natës në Prishtinë

Mathias Rosenorn, portieri i KI Klaksvik, kundërshtarit të Ballkanit në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ka bërë një huqje të madhe në rrjetet sociale.

KI Klaksvik ka kryer stërvitjen e fundit të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes së sotme të parë ndaj kampionëve të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Të pasionuar nga tempulli “Fadil Vokrri”, lojtarët e Klaksvik kanë bërë edhe video nga stadiumi, veçse njëri nga ta ngatërroi lokacionin e stadiumit me një nga klubet e natës në kryeqytet i cili gjendet pran stadiumit.

Në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”, portieri i Klaksvik ka vendosur lokacionin e klubit “Duplex”.

Ballkani – Klaksvik luhet sonte me fillim nga ora 20:00.