Portali i këshilltarit të Isa Mustafës: Luksi i pushtetarit, Fatmir Limajt edhe këmbët ia lëmojnë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Fatmir Limaj, jashtë protokollit duket se bën jetë goxha luksoze. Kjo të paktën reflektohet në një video të cilën e ka xhiruar një sinjalizues, ku Fatmir Limaj shihet i rrethuar me miq dhe përderisa ai kuvendon, njëri nga shoqëruesit edhe këmbën ia lëmon.

Kështu shkruan portali Sinjali, pronë e Besnik Berishës, këshilltarit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Ky luks i pushtetarit sigurisht se jetohet edhe nga një pjesë e madhe e atyre që sot votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, anipse rrallë kapen nga syri i qytetarit sepse pushimet e tyre i kalojë në vendet ku populli pa viza nuk kalon. Se a do të vazhdojë luksi i Fatmir Limajt dhe i pushtetarëve tjerë të shtetit tonë edhe ditëve në vijim, mbetet të shihet tek pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale dhe krijimit të institucioneve të reja Republikës së Kosovës”, shkruan ky portal.

loading…