Portali që financohet nga Rusia “Kosovo Online”, është munduar të ironizojë me saksionet e Kosovës që ia ka vendosur Rusisë, duke shfaqur përmes një karikature.

Ky portal që funskionon në veri të Mitrovicës dhe financohet nga Rusia, propagandon çdo ditë lajme të rrejshme dhe tenton ta deformojë opinionin me lajme të porositura. Në karikaturën që kanë shfaqur është një flamur i madh i Rusisë dhe poshtë tij i Kosovës duke shqelmuar. Përmes kësaj karikature është tentuar të tregohet se Kosova është e vogël për Rusinë, por ky mesazh që ka dhënë Kosova është rreshtim me vendet e botës demokratike, që kanë sanksionuar Putinin dhe regjimin e tij që ka pushtuar një vend të pavarur, sepse në Ukrainë po zhvillohet Demokracia dhe kjo Putinin e ka nervozuar keqas.

Rusia tash e 3 ditë është duke e bombarduar Ukrainën, por nuk është duke arritur të triumfojë sepse ukrainasit janë duke rezistuar dhe po ndihmohen nga e gjithë bota me armatime.

Gjithashtu Serbia ende nuk e ka dënuar agresionin rus, sepse lidhjet e Putinit me Vuçiqin janë të forta dhe speciale. Vuqiç vazhdon të hajë me dy lugë, duke mbajtur fijet me Evropën por edhe Rusinë, e kjo ka shkaktuar zemrim tek shumë diplomat të huaj, që kanë qenë shumë të ashpër me Serbinë.