Në përgjimet e francezëve në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë që çuan në goditjen e grupit kriminal. Pellumb Gjoka ka kërkuar tek Bajrajt vrasje të disa personave, mes tyre edhe Kleant Musabelliun.
Por këtë vrasje e ka marrë përsipër Ervis Martinaj pasi Bajrajt vranë në Shkodër Gjin Boriçin për llogari të mbretit të lojërave të fatit.
Por pse e donte të vrarë Musabelliun biznesmeni Pëllumb Gjoka? Kleant Musabelliu ishte oficer i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në vitin 2017. Por ai ka qëlluar biznesmenin Pëllumb Gjoka duke e lënë të plagosur.
Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi fëmijët e tyre ishin zënë me njëri-tjetrin. Por, biznesmeni së bashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte. “Në këtë moment kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër.” – është shprehur Musabelliu.
Sherri ndodhi pranë Pazarit të Ri, ku Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë ish-pronarin e “Rozafës”, Pëllumb Gjoka. Ky i fundit ka dashur ta vrasë për këtë sherr.
Nga përgjigjet zbulohet se Musabelliu është tentuar të vritet. Është bërë fotografikimi i objektivit dhe i kanë dhënë të gjitha informacionet për hyrje daljet e tij në rrugicat. Vrasja nuk është finalizuar.







