Analisti Ilir Mirena, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se këtë vendim e sheh si pjesë të fushatës.

“S’bon me harru që Lëvizja Vetëvendosje është duke ia dhënë pagat atyre në Kuvend…Këtë e shoh si pjesë të fushatës”, tha Mirena.

Sipas tij, vendimi i sotëm do të thotë “populizëm i VV-së me kriju drama”.

“Nuk e di nëse dikush ka bashkëpunu më thellë se Lëvizja Vetëvendosje me Listën Srpska, këta kanë bashkëpunu në çështjet që kanë qenë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë siç ka qenë çështja e Ligjit të Pagave nga i cili i kanë përjashtu veteranët e UCK-së nga paga minimale”, tha Mirena në Pressing.

“Krejt kjo sot është vetëm një populizëm i LVV-së me kriju njëfarë fryme, përndryshe këtë vendim të sotëm menjëherë sot e ka shfrytëzu Vuçiqi”, tha Mirena.

“Lista Srpska është ka sillet njësoj në Kuvendin e Kosovës pse ja dhanë 360 mijë euro të pareve tona”, tha ai.

“Pse e certifikuan partinë tjetër, atë të Jabllanoviqit”?, pyeti Mirena.