Ministri serb

Popoviq: Serbia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën

Ministri serb i Inovacionit, Nenad Popoviq ka insistuar se Serbia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën.

Serbia ka lindur në Kosovë dhe Serbia pa Kosovën nuk mund të ekzistojë, deklaroi Ministri serb i Inovacionit, Nenad Popoviq.

“Mendoj se me qëndrim të paqes por me argumente të fuqishme mund ta fitojmë gjithmonë atë që dëshirojmë. Më e rëndësishmja është ta caktojmë pikën e fillimit, pozicionit që është kryesori. Mendoj se duhet të jetë e ndarë dhe e pandryshueshme”, u shpreh ai gjatë emisionit “Sputnik Interview”, përcjell lajmi.net.

“Kjo kërkon respektimin er Kushtetutës tonë, Kushtetutës së Republikës së Serbisë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, mbi të gjitha Rezolutës 1244 të Këshillimit të Sigurimit në OKB”, shtoi ai. Popoviq ka theksuar se BE nuk kishte kapacitet ta bind Kosovën t’i zbresë kërkesat e saj.

“Jam i sigurt se do të gjejnë një model, e ajo është autonomia më e madhe në botë që ekziston, por në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë. Marrëveshjet e Brukselit kanë vdekur. BE nuk kishte kapacitet t’i bind shqiptarët. Pala serbe ka qenë vërtetë bashkëpunuese. Shqiptarët nuk e bënë asnjë hap. BE nuk bëri asgjë”, theksoi ai. Popoviq beson se Rezoluta 1244 është “e fuqishme si guri”.

“Tani duhet të gjejmë një format të ri të bisedimeve. Serbia është përsëri e gatshme për kompromis. Nuk ka zgjidhje pa pjesëmarrjen e SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian, të gjithë së bashku”, përfundoi ai.