Ponte Prizreni mposht Rahovecin në udhëtim

Rahoveci ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë ndaj Ponte Prizrenit në ndeshjen e parë të play-offit.

Në “Mizahir Isma” Rahoveci pësoi humbje me rezultat 70-71.

“Humbje në sekondat e fundit, sidoqoftë lufta vazhdon. Seria aktuale është 1 me 0, barazimin do ta kërkojmë të premten në Prizren”, ka shkruar KB Rahoveci në Facebook.