Ponte Prizreni e fiton dramën me Pejën

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale në “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ponte Prizreni ka arritur që të fitojë super dramë në Prizren, dhe ndeshja e tretë tani do të rikthehet në “Karagaç”.

KB Ponte arriti të fitojë në vazhdime me rezultatin 112-111.

Kështu, Ponte Prizreni ka barazuar në 1:1 serinë gjysmëfinale të “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.