Zdravko Ponosh

Ponosh: Fajin e ka Serbia që na bombardoi NATO

Zdravko Ponosh, nga koalicioni opozitar serb, lista “Serbia kundër dhunës” në krye me Dragan Gjillasin, për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 nuk ka fajësuar NATO-n, por qeverinë në Serbi, shkruan tabloidi i regjimit aktual serb “Alo.rs”.

Sipas këtij tabloidi, për të faji nuk është në paktin e NATO-s “që ka kryer agresion të paligjshëm ndaj Serbisë”, por në pushtetin në Serbi.

“Ekipi që është tani në pushtet është i njëjti që çoi në bombardimet në vitin 1999. Politika e tyre ishte një nga kushtet që prodhoi luftë me Perëndimin. Të përsëris, ky është ekipi që na çoi në sanksione, izolim, refugjatë, në luftëra”, ka thënë Ponosh në televizionin publik serb RTS.