Zgjedhjet në Serbi

Ponosh dridh Serbinë: Këtu as Milorad Dodik nuk lejohet të vijë për shkak të Vuçiqit

Zdravko Ponosh, i cili është në listën e Dragan Gjilasit “Serbia kundër dhunës”, i bëri ftesë publike presidentit të Republikës Serbë, Milorad Dodik, në një emision televiziv.

“Këtu as Mile Dodik nuk lejohet të vijë nga Vuçiqi! Politika e jashtme e këtij vendi ka arritur deri këtu, sepse është personale, sepse është e nënshtruar dhe sepse nuk kemi institucione”, tha ai.

Ponosh ka ndjekur kështu paraqitjen e ftuar të Milorad Dodik në TV Prva dy ditë më parë.

“Në listën ‘Serbia kundër dhunës’ shoh shumë që mendojnë se Republika Serbe është një teprim, se nuk duhet të ekzistojë. Ata nuk janë kundërshtarët tanë politikë, ata janë armiqtë tanë! Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte me ne nëse njerëz të tillë vijnë në pushtet! Kush kujdeset për unitetin e popullit serb, mos e votoni atë listë! Përkushtimi im është absolutisht i padiskutueshëm, them pa hezitim dhe ftoj të gjithë njerëzit të votojnë për listën e Partisë Progresive Serbe”, tha Dodik.

Në Serbi, fushata elektorale për zgjedhjet lokale të planifikuara për më 17 dhjetor të këtij viti është në kuliminacion. /Ballkani.info/