Pompeo: Asnjë administratë nuk ka qenë aq e ashpër me Rusinë sa administrata Trump

Marrëdhëniet ndërmjet dy super fuqive botërore, kanë qenë gjithmonë të ftohta.

Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump kishte qëndrimin më të rreptë ndaj Rusisë.

Kështu së paku ka pohuar sot përmes rrjeteve sociale Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

“Asnjë administratë nuk ka qenë aq e ashpër me Rusinë sa kemi qenë. Çështja. Shikoni faktet”, shkroi ai Pompeo në llogarinë personale në Twitter.

Ai shtoi se që nga viti 2017, administrata e republianit ka vendosur sanksione më shumë se 365 subjekteve ruse në përgjigje të, siç deklaroi ai, “veprimeve destabilizuese dhe agresive të Rusisë në Ukrainë dhe në të gjithë Evropën”.