Koronavirusi

Polonia regjistron shifrën e dytë më të madhe të të vdekurve nga COVID-19

Polonia ka raportuar 803 vdekje të reja me koronavirus në 24 orët e fundit duke shënuar numrin e dytë më të madh që prej fillimit të pandemisë ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu janë raportuar 21.283 raste të reja të infektimit, një rritje prej 43 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Pothuajse 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin e ri të koronavirusit.

Numri më i madh i të vdekurve ka qenë më 8 prill ku janë regjistruar 954.