Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka thënë se okupatorët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.

Dzheppar në një postim në rrejtin social “Twitter”, ka shkruar se kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Okupatorët rusë zhvishen burrat ukrainas për të kontrolluar për tatuazhe nacionaliste në trupat e tyre gjatë daljes nga Mariupoli i rrethuar”, ka shkruar ajo.

#Russian occupants undress #Ukrainian men to check for nationalist tattoos on their bodies on the way out of besieged #Mariupol, #Ukraine#RussiaInvadedUkraine#StandWithUkraine#StopRussianAgression pic.twitter.com/ZVnIumSWbP

— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 19, 2022